50-shi i PDK-së, Betim Gjoshi i rikthehet fushatës pas aksidentit
25 janar 2025
| 16:41
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi i cili garon me numrin 50, ditë më parë ka pësuar një aksident gjatë fushatës ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja kirurgjike.
Ai është rikthyer pas 10 ditës, duke thënë se po i bashkohet ekipit të Bedri Hamzës.
“Sot pas 10 ditësh mungesë jam rikthyer aty ku më takon në mesin e ekipit të pathyeshëm të PDK-së dhe kandidatit për kryeministër Bedri Hamza”, ka thënë ndër tjerash Gjoshi. Gjoshi po mirëpritet kudo nëpër tubime me qytetarë. 50-shi i PDK-së, pritet të jetë ndër më të votuarit e PDK-së, si kandidat i ri në listën e PDK-së.