50-shi i PDK-së, Betim Gjoshi shpalos programin dhe vizionin e PDK-së në Komoran

10 janar 2025 | 09:28

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, ka mbajtur një takim me qytetarët në Komoran, ku ka prezantuar programin dhe vizionin e partisë për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Gjoshi theksoi se Kosova nuk është ende në nivelin që ka qenë ideali i shumë brezave, por premtoi se PDK do të sjellë ndryshimin e nevojshëm.

“Në Komoran, në zemër të Kosovës, të bashkuar si asnjëherë më parë, shpalosëm programin dhe vizionin e PDK-së. Kosova nuk është ashtu siç ka qenë ideali i shumë brezave, andaj bashkë me qytetarët e Komoranit dhe krejt Kosovës më 9 shkurt do të bëjmë më mirë”, u shpreh Gjoshi.

Me sloganin “Betimi për Fitore”, ai ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve për PDK-në dhe liderët e saj, duke përmendur edhe kandidaturat kryesore si Bedri Hamza (#BedriHamza1) dhe Memli Krasniqi (#MemliKrasniqi2).

Zgjedhjet e 9 shkurtit pritet të jenë një test i rëndësishëm për PDK-në dhe përkushtimin e saj për një Kosovë më të zhvilluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë ditës së sotme pritet të emërohet drejtori ekzekutiv i…