50 shtete pjesëmarrëse në Evropianin e xhudos në Prishtinë

24 nëntor 2023 | 13:30

Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos vjen si ngjarja më e madhe sportive në vend. Kjo ngjarje do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, më 16 dhjetor.

Deri në 50 shtete pjesëmarrëse me mbi 100 xhudistë/e elitarë/e do të garojnë për çmimin e madh prej 300,000 euro në total në të gjitha kategoritë. Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos, “European Championships Open”, organizohet në kuadër të programit shtetëror, “Kosova, shtet i xhudos” nga Federata e Xhudos e Kosovës, dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Federatës Evropiane të Xhudos.

Federata e Xhudos e Kosovës bëri me dije se hyrja do të jetë falas për të gjithë.

 

May be an image of text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi argjentinas Angel Di Maria do të tërhiqet nga futbolli…