50 të vdekur deri më sot në Prishtinë nga koronavirusi
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, ka thënë se, në krahasim me një muaj më parë, Prishtina ka një rënie të numrit të të infektuarve me Covid-19.
“Për momentin kemi rreth 1 290 raste aktive me Covid-19 në kryeqytet”, tha ai,.
Gashi thotë se të nga të infektuarit shumica janë mosha që lëvizin më së shumti dhe që punojnë. “Dominon mosha 35-45, por nuk qëndron shumë pas edhe mosha 25-34 vjeç. Këto dy grupmosha përbëjnë pothuajse 50 % të të gjithë të infektuarve në Prishtinë”, tha Gashi për RTV Dukagjinin.
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës thotë se në total në kryeqytet janë regjistruar 4 078 raste me koronavirus, ndërsa thotë se janë rreth 50 të vdekur.
Gashi ka folur edhe për testimet sereologjike që realizohen në kryeqytet.
“Kemi arritur që tashmë të bëjmë rreth 200 testime brenda ditës në tri qendra të mjekësive familjare. Deri tani kemi testuar rreth 3 000 qytetarë të Komunës së Prishtinës”, ka thënë Bujar Gashi.