50 viktima nga sulmi me bomba në një shkollë në Kabul

09 maj 2021 | 12:43

Nga një sul me bombë në një shkollë të vajzave në Kabul të Afganistanit kanë mbetur të vdekur 50 persona,  ka njoftuar Ministria e Brendshme.

Sipas kësaj ministrie, nga ky shpërthim janë plagosur edhe 100 persona të tjerë.

Shumica e viktimave nga sulmi që ka ndodhur  më 8 maj ishin vajza që studionin në këtë shkollë, e cila gjendet në lagjen Dasht-e-Barchi, që banohet me shiitë hazara.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Tariq Arian, ka thënë se një makinë me bombë ka shpërthyer në hyrje të shkollës Sayed Al-Shuhada, ndërkaq edhe dy bomba të tjera shpërthyen në momentin kur studentët po tentonin që të iknin pas shpërthimit të parë.

Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Talibanët kanë mohuar se qëndrojnë prapa këtij sulmi dhe e kanë dënuar atë.

Por, presidenti afgan, Ashtraf Ghani, ka fajësuar talibanët për sulmin edhe pse nuk ka dhënë dëshmi për të mbështetur këto akuza.

Zyrtarët afganë për një kohë të gjatë akuzojnë talibanët se po mundohen që të mos marrin përgjegjësinë për sulme, duke lënë grupe të tjera, siç është grupi militant, Shteti Islamik që të marrë përgjegjësinë për sulme militante.

Militantët e IS-it dhe talibanët janë fajësuar për sulme që kanë lënë të vrarë qindra pjesëtarë të komunitetit Hazara viteve të fundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Copëza të mëdha të raketës kineze kanë rënë mbi Oqeanin…