50-vjeçari nga Vlora gjendet i vdekur në një kanal
14 janar 2021
| 11:46
Një 50-vjeçar është gjetur i vdekur në Vlorë në një kanal.
Ngjarja tragjike ka ndodhur sot rreth orës 07:00 në lagjen “24 Maji” në Vlorë. Të personi me inicialet G.B, nuk është gjetur ndonjë shenjë të dhunës. Ai vuante nga sëmundja e epilepsisë.
Dyshohet se ky është rrëzuar aksidentalisht kur ka qenë duke ecur dhe për pasojë është mbytur në kanal, raporton “Top-Channel”.