500 euro gjobë 69-vjeçarit që kërkonte lëmoshë në Ferizaj

05 shtator 2021 | 13:16

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka vazhduar aksionin e planifikuar, për të ndaluar lëmoshë kërkuesit në qytetin e Ferizajt.

“Në kuadër të këtij aksioni policia, ka ndaluar personin, tashmë recidivist me inicialet: H.SH (M/SH) i moshës 69-vjeçare dhe ndaj tij është shqiptuar një gjobë për kundërvajtje”, ka njoftuar policia.

Në lidhje me këtë është njoftuar edhe gjyqtari nga Gjykata Themelore të Ferizajt – Divizioni i Kundërvajtjes .

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aksionin për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës në qytetin e Ferizajt, si dhe apelon te qytetarët që,  saherë hasin në lypësarë, të njoftojnë menjëherë policinë , stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pesë vendet e Bashkimit Evropian, ani se nuk e njohin…