500 euro gjobë kundrëvajtësit dhe një vit marrje e patentshoferit

23 maj 2023 | 11:14

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj ka ndaluar shoferin F.K (M/K) i moshës 25-vjeçar, i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 127 km/h.

Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 500 euro, 5 pikë negative dhe një vit masë mbrojtëse, heqje e patentshoferit.

Me këtë rast, Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë dhe shenjat e komunikacionit.

“Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe sot në Gjykatën Speciale në Hagë ka vazhduar dhënia…