500 mijë euro dëmi i shkaktuar nga vërshimet në objektet shkollore në Skenderaj
07 shkurt 2023
| 12:44
Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka bërë me dije se rreth 500 mijë euro është dëmi i shkaktuar nga vërshimet e fundit vetëm në objekte shkollore.
Nura ka theksuar se si komunë janë në angazhim e sipër për të sanuar dëmtimet nga vërshimet.
“Ndërkohë që sot e asaj dite po vazhdojmë me angazhim të madh t’i sanojmë dëmtimet dhe t’i aftësojmë plotësisht, në mënyrë që rikthehet procesi i rregullt shkollor”, ka thënë Nura.