500 mijë euro grabitje, goditet grupi i hajdutëve shqiptarë

17 korrik 2021 | 22:06

Një bandë hajdutësh e përbërë nga shqiptarë, është goditur nga policia spanjolle. Në pranga janë vënë 21 persona me akuzën e vjedhjes dhe grabitjes së 57 shtëpive dhe kompanive.

Akuzat ndaj bandës janë për grabitje të kryera jo vetëm në Madrit, por edhe në provincat e Cádiz, Córdoba, Malaga, Seville dhe Valencia duke vjedhur më shumë se 500,000 euro. Hajdutët ishin të “fiksuar” pas kasafortave. Teksa futeshin me forcë brenda banesave, thyenin kodet e sigurisë duke grabitur nga njëri qytet në tjetrin. Hetimet për bandën kanë nisur në 2019.

Dy grabitjet me shumën më të madhe ishin njëra në Malaga 52 mijë euro dhe tjetra në Seville 242,000 euro. Sipas policisë, organizata formoi një kornizë të strukturuar në mënyrë të përsosur për kryerjen e grabitjeve me forcë, ndërsa thekson se “disa nga anëtarët e saj qëndronin në Spanjë prej 20 vitesh, një rrethanë që e bëri hetimin të vështirë duke pasur parasysh njohuritë që këta individë posedonin”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Italia është mes vendeve që po përballet me rritjen e…