51-shi i AAK-së: Më 9 shkurt sjellim fitoren që Kosova e meriton!

22 janar 2025 | 16:11

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Hamdi Komoni – Loki, ka takuar banorët e katër fshatrave të Deçanit, ku ka marrë mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai ka thënë se më 9 shkurt do t’ia sjellin fitoren që Kosova e meriton!

“Mbrëmë në Ratish, Maznik, Dashinoc dhe Vranoc i Vogël pata nderin të jem mes njerëzve që janë shtylla e këtij vendi, të sinqertë, të përkushtuar dhe plot krenari për Kosovën tonë. Çdo bisedë, çdo shtrëngim dore dhe çdo fjalë përkrahjeje më jep më shumë motivim për të vazhduar këtë rrugëtim. Me numrin 137✅ dhe me mua, Hamdi Komoni (Loki) 51, më 9 shkurt sjellim fitoren që Kosova e meriton! #KosovaFituese #137✅ #HamdiKomoni51 #Loki51 #AAK”, ka shkruar Komoni në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi njihet si klub rekordmen në fushën e blertë.…