51-shi i PDK-së, Petrit Hajdari: Kosova mundet ma mirë por s’mundet pa gratë

24 janar 2025 | 22:06

Kandidati i për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, me numër 51, Petrit Hajdari, ka thënë se gratë janë shtylla, zhvillimi dhe progresi.

I njëjti ka deklaruar edhe se vendimi më i mirë i PDK-së është që i jep hapësirën e duhur gruas në Kosovë.

“Me gratë, sepse janë shtylla, zhvillimi e progresi.

Pa as më të voglin dyshim, vendimi më i mirë i Partisë Demokratike të Kosovës është që në programin e vet t’i japë hapësirën e duhur gruas së Kosovës. Ne nuk ia dalim pa gratë sepse ashtuqë Kosova të përparojë, gruaja duhet të jetë në ballë e jo në prapaskenë të zhvillimeve.

Kosova mundet ma mirë! Por, s’mundet pa gratë!’’, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LV-së, kryeministri, Albin Kurti, ka shkruar në “Facebook”…