51 të vdekur dhe mbi 100 të lënduar në Maqedoni të Veriut

16 mars 2025 | 09:27

Në tragjedinë në Koçan të Maqedonisë së Veriut kanë humbur jetën 51 persona derisa mbi 100 kanë mbetur të lënduar.

Të lënduarit sipas ministrit të Brendshëm, Pançe Toshkovki janë dërguar për kurim në spitalin e Shtipit dhe në spitalet e Shkupit.

Image

“Zjarri ka shpërthyer nga mjetet piroteknike që janë përdorur në koncert. Për një periudhë të shkurtër kanë arritur edhe ekipe mjekësore edhe nga qytetet e tjera të afërta dhe helikopteri me te cilin janë bartur të plagosurit. Kanë humbur jetën 51 viktima, më tepër se 100 janë lënduar dhe janë dërguar nëpër spitale në Shtip dhe Shkup”, tha Toshkovski. /alsat

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jetëgjatësia në vendet e Bashkimit Evropian (BE) është rritur në…