
51-vjeçarja super seksi ju vjen në ndihmë
Në ditën e “Halloween”-it ata u veshën si në vitet 1980, duke u frymëzuar nga ikonat e muzikës, Madonna dhe Bruce Springsteen. Ndërkohë një ditë më pas, Jennifer Lopez dhe i fejuari i saj, Alex Rodriguez, u rikthyen në rolin e tyre si një nga çiftet më të famshme të showbiz-it botëror.
Ata u fotografuan teksa darkuan në shtëpinë e pasur Soho në Hollywood. Gjatë darkës së tyre, JLo dhe Alex u panë teksa shëtisnin dorë për dore si brenda ashtu edhe jashtë restorantit.
Këngëtarja e famshme ktheu gjithë vëmendjen nga vetja me veshjen e saj plot stil. 51-vjeçarja mbante veshur një fustan të gjatë, të bardhë dhe me dy të çara anash. Për të treguar belin e saj elegant, ajo kishte vendosur edhe një rrip të vogël.
Ndërkohë mbante veshur edhe një palë sandale ngjyrë kafe. Nga ana tjetër, 45-vjeçari u shfaq pak më sporti. Ai mbante veshur një palë xhinse dhe një bluzë me mëngë të shkurtra.