510 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

22 tetor 2021 | 08:10

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 510.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është mbi 157 mijë, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga COVID-19, kanë vdekur 2,974 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.560 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë mbi një milion e 519 mijë doza të vaksinës.

Deri më sot 686.238 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Agron Hoti Vdekja e mistershme e një familjeje ruse…