Shqiptarë dhe serbë të Kosovës luajnë bashkë në kazinonë e Karaqevës

10 prill 2020 | 11:06

15 persona gjatë ditës së djeshme janë arrestuar nën dyshimin se kanë ardhur nga lokali i lojërave të fatit në Karaqevë. Në bazë të raportit 24 orësh të policisë, del se shqiptarët dhe serbët vendtakimin e tyre të argëtimit e kanë në lokalin e lojërave të fatit në Karaqevë. Në mesin e tyre dje janë arrestuar edhe dy femra shqiptare. Të gjithë këta persona, sipas policisë, janë dërguar në karantinë.

Raporti:

Fsh. Novoselle 08.04.2020-14:35. Njësit policore kanë ndaluar një veturë në të cilen ishin tre persona meshkuj, njëri Shqiptar dhe dy Serb, të cilët dyshohet se kishin ardhur nga një lokal i lojërave të fatit në Karaqevë e poshtme . Personat janë përcjell në piken kufitare te Dheu i Bardhë. Personat janë kontrolluar nga mjekët dhe me udhëzimin e tyre janë dërguar në Karantinë.

Fsh. Korminjan 09.04.2020 12:30. Njësit policore gjatë patrullimit kanë ndaluar një veturë ne te cilin e drejtonte personi mashkull kosovar i cili ishte përcjell në stacionin policor Kamenicë dhe pas kontrollit nga mjeku me udhëzimin te mjekut personi dërgohet në Karantinë.

Fsh.Novoselle 09.04.2020-13:30. Njësit policore kanë ndaluar një veturë në të cilen ishin dy persona meshkuj kosovar të cilët dyshohet se kishin ardhur nga një lokal i lojërave të fatit në Karaqevë e poshtme . Personat janë përcjell në pikën kufitare te Dheu i Bardhë. Personat janë kontrolluar nga mjekët dhe me udhëzimin e tyre janë dërguar në Karantinë.

Fsh.Novoselle 07.04.2020-15:30. Njësit policore kanë ndaluar një veturë në të cilen ishin 5 persona prej tyre 2 meshkuj kosovar dhe tri femra njëra shtetase e Serbisë kurse dy tjerat shtetase të Shqipërisë të cilët dyshohet se kishin ardhur nga një lokal i lojërave te fatit në Karaqevë e poshtme. Personat janë përcjell në pikën kufitare te Dheu i Bardhë. Personat janë kontrolluar nga mjekët dhe me udhëzimin e tyre janë dërguar në Karantinë.

Fsh.Novoselle 07.04.2020-15:30. Njësit policore kanë ndaluar një veturë të cilën e drejtonte personi mashkull kosovar i cili dyshohet se kishte ardhur nga një lokal I lojërave te fatit në Karaqevë e poshtme . Personi është përcjell në piken kufitare te Dheu i Bardhë dhe pas kontrollit nga ana e mjekut dhe me udhëzimin e tij, personi është dërguar në Karantinë.

Fsh.Novoselle 07.04.2020-15:30. Njësit policore kanë ndaluar një veturë në të cilen ishin tre persona meshkuj dy prej tyre Shqiptar dhe një shtetas i Serbisë, të cilët dyshohet se kishin ardhur nga një lokal i lojërave të fatit në Karaqevë e poshtme .

Personat janë përcjell në piken kufitare te Dheu i Bardhë, janë kontrolluar nga mjekët dhe me udhëzimin e tyre janë dërguar në Karantinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cornelia Rias, 107 vjeç nga Holanda, ka mposhtur COVID 19…