512 të shëruar nga Covidi në 24 orët e fundit
12 mars 2021
| 15:08
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shëruar 512 persona nga Covidi.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 512 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 63.892 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.530”, ka njoftuar IKShPK-ja, raporton “Epoka e re”.