519 raste të reja dhe 11 humbje jete nga COVID në 24 orët e fundit në Shqipëri
Në 24 orët e fundit në vendin tonë është shënuar një ulje e lehtë e rasteve të reja me COVID. Në total janë konfirmuar pozitive 519 persona, nga 3509 testime të kryera në total.Ndërkohë kanë ndërruar jetë 11 pacientë të infektuar, konkretisht 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Mati, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Korça, të moshave 53-96 vjeç.
Janë shëruar 671 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 84,625 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 399 pacientë, 28 në terapi intensive, nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 138 raste në Tiranë, 47 në Vlorë, 29 në Korçë, 23 në Fier, 22 në Shkodër, 21 në Sarandë, 19 në Berat, 17 në Durrës, nga 16 raste në Kukës, Mallakastër, 15 në Gramsh, nga 12 raste në Gjirokastër, Pogradec, Elbasan, nga 11 raste në Kurbin, Lezhë, Lushnje, nga 8 raste në Kavajë, Tropojë, Ura Vajgurore, 6 në Kolonjë, nga 5 raste në Himarë, Skrapar, nga 4 raste në Krujë, Devoll, Kamëz, Peqin, nga 3 raste në Delvinë, Vau i Dejës, nga 2 raste në Mat, Selenicë, Belsh, Kuçovë, Patos, Cerrik, Poliçan, nga 1 rast në Mirditë, Përmet, Tepelenë, Fushë Arrëz, Dibër, Malësi e Madhe, Shijak, Vorë, Maliq, Dropull, Libohovë.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital”, apelon MSH.
Statistika (20 Mars 2021)
Raste të reja ditore 519
Të shëruar në 24 orë 671
Të shtruar në spitale 399
Humbje jete në 24 orë 11
Testime ditore 3251
Testime totale 529,309
Raste pozitive 120,541
Raste të shëruara 84,625
Raste Aktive 33,783
Humbje jete 2133
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 23013
Fier 2596
Durrës 1561
Vlorë 1456
Shkodër 1267
Gjirokastër 1196
Korçë 813
Lezhë 642
Elbasan 418
Dibër 343
Kukës 332
Berat 146