
52 aksidente dhe mbi 2 000 gjoba trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
23 mars 2025
| 10:02
Mosrespektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik.
Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.
Policia ka bërë të ditur se 2 mijë e 110 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Gjatë këtyre 24-orëve, janë raportuar gjithsejt 52 aksidente, 26 prej tyre me persona të lënduar dhe 26 vetëm me dëme materiale.
