
52 aksidente trafiku vetëm dje në Kosovë
22 shkurt 2025
| 09:27
Përgjatë ditës së premte, në Kosovë u regjistruan 52 aksidente. Sipas të dhënave të policisë, 21 prej tyre me të lënduar, ndërsa 31 me dëme materiale.
Po në këtë vazhdë kohore, policia shqiptoi 2176 gjoba trafiku, transmeton Klankosova.tv.
U arrestuan po ashtu 19 persona, 14 u dërguan në mbajtje, dhe dy të tjerë u dërguan në vuajtje të dënimit.