52-vjeçarit i hiqen mbi 20 gurë në veshka

09 shtator 2021 | 15:56

Në Klinikën e Urologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, mjekët, bashkë me ekipin e anesteziologëve, kryen një intervenim kirurgjik te një pacient, të cilit ia hoqën më shumë se 20 gurë në veshkë dhe në kanalin urinar.

“Pacienti me inicialet S.M., i moshës 52-vjeçare, kishte dhimbje në regjionin lumbal të anës së majtë për një kohë të gjatë. Pas intervenimit të suksesshëm dhe përfundimit të periudhës së hospitalizimit, pacienti është liruar për në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore”, ka njoftuar ShSKUK-ja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania mori një fitore bindëse 4-0 ndaj Islandës në transfertë,…