520 milion paund në shufra ari, janë gjendur brenda shtëpisë së një politikani të korruptuar kinez
Policia, gjeti disa shufra ari, me një vlerë prej 520 milion paund, të fshehura në shtëpinë e një zyrtari kinez, gjatë një sulmi kundër korrupsionit. Detektivët gjithashtu raportuan se zbuluan gjithashtu rreth 30 miliardë paund, në llogarinë bankare të burokratit, për të cilat dyshohet se mund të jenë akumuluar nëpërmjet rryshfeteve, gjë që do ta bënte atë njeriun më të pasur në Kinë.
Zhang Qi, 58 vjeç, është larguar nga posti i tij si sekretar i Komitetit të Partisë Komuniste në Haikou, një qytet me rreth nëntë milion njerëz në provincën Hainan.
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka deklaruar më parë se më shumë se një milion zyrtarë dhe dhjetëra ish burokratë të vjetër ishin burgosur për korrupsion që kur ai filloi fushatën. Ai paralajmëroi se kjo luftë nuk do të mbaronte kurrë pasi korrupsioni ishte “kërcënimi më i madh” me të cilin përballet partia. Kina u rendit e 87-ta në Indeksin e Perceptimit të Korrupcionit të Transparencës Ndërkombëtare për vitin 2018, shkruan “scatv”. Për krahasim, Mbretëria e Bashkuar renditet në vendin e 11-të, 22-të e SHBA-së dhe Danimarka në vendin e 1-të.