465 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit në Shqipëri

20 nëntor 2021 | 18:19

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit të situatës epidemiologjike me Covid-19.

Sipas bilancit mësohet se pas testimit të 3660 mostrave kanë rezultuar pozitivë 465 qytetarë, ku numri më i lartë shënohet në kryeqytet me 206 raste të reja.

Në 24 orët e fundit ka 6 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetarë nga Shkodra 56 vjeçe, tre qytetarë nga Tirana të moshave 68-86 vjeç, një qytetar nga Kavaja 77 vjeç, një qytetar nga Korça 78 vjeç.

Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 139 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

Ndërkaq, në të gjithë vendin janë 8175 pacientë aktivë me Covid, ndërsa janë shëruar 531 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 184,778 që nga fillimi i epidemisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rritja e projektbuxhetit për vitin 2022 në 2 miliardë e…