53 aktakuza kundër 75 personave në 24 orët e fundit

17 mars 2021 | 11:47

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 53 aktakuza, kundër 75 personave për vepra të ndryshme penale, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, dhjetë persona të dyshuar, si dhe janë bërë dy kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person për shkak të veprës penale “Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake apo para-policore” nga neni 3 i Ligjit Nr. 05/L-002 për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zinedine Zidane ishte më meritori për fitoren e Real Madridit…