53 aktakuza në 24 orët e fundit
Prokurori i Shtetit ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 53 aktakuza kundër 60 personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar për 48 orë katër (4) persona, si dhe janë bërë nëntë (9) kërkesa për caktimin e paraburgimit të trembëdhjetë (13) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Gjithashtu, Prokurori i Shtetit ka bërë dy kërkesa për sekuestrim, njëra kërkesë ka të bëjë për sekuestrimin e 2946 pakove me cigare dhe të një (1) automjeti, për shkak të veprës penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore” si dhe kërkesa e dytë për sekuestrim të 280 palë farmerkave për shkak të veprës penale “Kontrabandim i mallrave”.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) person i dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për katër (4) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), si dhe pranë Gjykatës kompetente ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar për vepër penale “Vjedhje” , ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të dy (2 ) personave për vepër penale “Lëndim i lehtë trupor“ si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër pesë (5) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tre (3) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.
Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrime për shkak të veprave penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore” dhe “Kontrabandim i mallrave”.
Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.
/Epoka e re/