53-shi i PDK-së, Pleurat Sejdiu, thirrje qytetarëve: Ndaleni të keqen, votojeni PDK-në!
07 shkurt 2025
| 11:53
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Pleurat Sejdiu u ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë Partinë Demokratike të Kosovës. Sejdiu i cili në këto zgjedhje garon me numrin 53 në listën zgjedhore të PDK-së, ka thënë se të gjithë ata që ndajnë përgjegjësinë për lirinë e këtij vendi duhet t’i dalin përpara së keqes, me guxim dhe përkushtim, dhe këtë e bënë veç PDK-ja.
“Të gjithë ata që ndajnë përgjegjësinë për lirinë e këtij vendi duhet t’i dalin përpara së keqes, me guxim dhe përkushtim. Unë jam këtu, gati për t’ju përfaqësuar me përkushtim dhe vendosmëri — voto PDK 131, dhe Pleurat Sejdiu 53”, thuhet në thirrjen e kandidatit për deputet, Pleurat Sejdiu.