53-vjeçari japonez rinovon sërish me Yokohaman

11 janar 2021 | 17:34

Në shkurt feston 54-vjetorin e lindjes, por nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli. Fjala është për Kazuyoshi Miura, legjendën e futbollit japonez.

Sulmuesi vijon të vendosë rekorde të pabesueshme, teksa është pjesë e Yokohama FC prej dhjetorit të vitit 2005.

“Veterani” i repartit ofensiv do të vazhdojë të luajë me ekipin e elitës së futbollit japonez. Me anë të një postimi në “Twitter”, Yokohama FC lajmëron zgjatjen e bashkëpunimit me një tjetër vit me sulmuesin e njohur. Kazuyoshi Miura (55 gola me kombëtaren e Japonisë), i cili njihet si futbollisti më i moshuar në nivel profesionist, do të jetë pjesë e ekipit kryeqytetas edhe sezonin e ardhshëm.

“Pasioni im për futbollin vetëm sa rritet. Do të luaj më shumë ndeshje sezonin e ri, jam gati të ndihmoj skuadrën për të fituar”, u shpreh Miura pas rinovimit të kontratës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
12.01.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prizren 1.…