533 viktima nga Covidi 19 në Spanjë

18 mars 2020 | 11:44

Qeveria spanjolle ka deklaruar se do t’i vendosë në dispozicion të gjitha spitalet private në vend për ta luftuar përhapjen e koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se do t’i vërë të gjithë ofruesit e shëndetit privat të Spanjës dhe lehtësirat e tyre në kontroll publik pasi përhapja e Covid 19 vazhdon me ritme të shpejta në vend.

Vendimi u njoftua nga Salvador Illa, ministër i Shëndetësisë i Spanjës, shkruan “The Guardian”.

Illa, gjithashtu, tha se studentëve të vitit të katërt të mjekësisë në Spanjë do t’u kërkohet ta ndihmojnë shërbimin shëndetësor të vendit, ndërsa kompanitë e afta për të prodhuar pajisje mjekësore duhet të kontaktojnë me qeverinë.

Spanja është një ndër vendet më të prekura nga Covid 19 me 533 viktima dhe 11 823 të infektuar.

Kryeministri Pedro Sançez shpalli gjendjen e jashtëzakonshme më 13 mars.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i Sportingut të Lisbonës, Francisco Geraldes, është sensibilizuar me…