
538 raste aktive me Covid në Gjilan
16 nëntor 2020
| 11:10
Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së Covid-19, nën udhëheqjen e nënkryetarit të Gjilanit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin ditor për vlerësimin e situatës me këtë virus.
Nënkryetari Ismajli ka bërë të ditur se Gjilani ka aktualisht 538 raste aktive me Covid-19.
Në emër të Komitetit, ai ka apeluar qytetarët që ta rrisin kujdesin në kohën kur është rritur infeksioni në Gjilan dhe në nivel vendi, që përfshinë rregullat bazë si bartja e maskave, mbajtja e distancës e pastrimi i duarve.
Gjendja e përgjithshme është si vijon: nga 5 923 mostra, 2 060 persona kanë rezultuar pozitivë në total, 1461 të shëruar, 538 raste aktive, 62 të vdekur, 74 në hospitalizim dhe 225 mostra në pritje për rezultat.