54 afganë largohen nga Prishtina, ShBA-ja falënderon Kosovën

18 nëntor 2021 | 14:36

Të enjten në mëngjes 54 afganë janë larguar nga Prishtina për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA). Lajmin e ka bërë me dije Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës (MPB).

Kjo ministri, ka theksuar se ishte kënaqësi të mirëpritnin qytetarët afganë, derisa ka lënë të nënkuptohet se janë duke punuar me Ambasadën e ShBA-së në Kosovë që edhe afganët e tjerë të mund të largohen nga Kosova.

“Sot ju uruam lamtumirë 54 miqve tanë afganë, të cilët sot herët në mëngjes u larguan nga Prishtina për në ShBA. Patëm kënaqësi që t’i mirëpritnim këtu dhe t’ju tregonim mikpritjen e vendit tonë. Po punojmë pandërprerë me partneren tonë, Ambasadën e ShBA-së që mysafirët nga kampi ‘Liya’ të mund të largohen nga Kosova dhe t’ia fillojnë jetës së re. Ju urojmë gjithë të mirat dhe shpresojmë të dëgjohemi sërish me ta”, ka njoftuar MPB-ja.

Ndërsa Ambasada e ShBA-së në Prishtinë ka falënderuar sërish Kosovën për strehimin e përkohshëm të qytetarëve afganë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka deklaruar…