54 futbollistë mbesin pa kontratë pas qershorit në Serinë A

07 qershor 2020 | 18:31

Futbolli italian po vijon përgatitjet për rikthimin që në fundjavën e ardhshme, por problematikat nuk mungojnë.

54 futbollistë të skuadrave të ndryshme të Serisë A do të jenë të lirë në fund të 30 qershorit, pasi u përfundon kontrata ose marrëveshja e huazimit dhe do të duhet t’u bashkohen klubeve që kanë pronësinë. Kështu duke nisur nga Juventusi, Giorgio Chiellini dhe Gigi Buffon janë dy futbollistët që prej 1 korrikut nuk do të kenë më detyrime ndaj klubit dhe bardhezinjtë kanë nisur punën për ta rinovuar bashkëpunimin me ta. Duke qenë se bëhet fjalë për dy futbollistë legjendarë të klubit, nuk pritet të ketë vështirësi për ta gjetur gjuhën e përbashkët, por më shqetësuese mbetet situata në klube të tjera, që kanë një numër të lartë futbollistësh të huazuar.

Një situatë e komplikuar paraqitet te Verona, që ka shumë futbollistë në huazim, përfshirë këtu edhe emra si Amrabat dhe Rrahmani, të cilët i ka shitur në janar, por i ka mbajtur në huazim deri më 30 qershor. Te Milani nuk kanë ende një marrëveshje për ta zgjatur bashkëpunimin me yllin e skuadrës, Zlatan Ibrahimoviq, ndërsa edhe mesfushori Bonaventura do të jetë i lirë prej 1 korrikut, duke zvogëluar mundësinë e zgjedhjeve për trajnerin Pioli. Nuk ka mbetur pa u prekur prej kësaj situate edhe Interi, që do të duhet të zgjasë të paktën përkohësisht huazimin e Alexis Sanchez, ndërsa edhe Borja Valero e Sensi nuk do të kenë detyrime kontratuale pas datës 30 qershor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se heqja e…