541 raste aktive me Covid në Gjilan

21 prill 2021 | 12:45

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së Covid-19 në Gjilan, nën udhëheqjen e nënkryetarit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit.

Ismajli ka njoftuar se Gjilani aktualisht ka 541 raste aktive, derisa theksoi se 81 persona janë në hospitalizim, 61 prej të cilëve me oksigjeno-terapi.

Ai ka apeluar të gjithë qytetarët që t’i respektojnë masat kundër përhapjes së Covid-19.

Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 19757 mostra, 6105 kanë rezultuar pozitivë, 5433 janë shëruar, 133 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 541 raste janë aktive, të hospitalizuar me Covid janë 81 persona, 61 prej të cilëve me oksigjeno-terapi dhe 172 mostra në pritje për rezultat.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra për informim e kryeministrit ka njoftuar se sot në…