543 dënime brenda një dite për mosrespektuesit e masave anti-Covid
25 dhjetor 2020
| 14:31
Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda ditës së djeshme ka shqiptuar 543 tiketa bazuar në Ligjin Covid-19.
Pjesa dërrmuese e këtyre tiketave kanë ardhur si pasojë e mosrespektimit të masave anti-Covid.
Po ashtu, policia ka njoftuar se ka shqiptuar edhe 890 tiketa trafiku.