544 raste aktive me Covid në Kosovë
09 prill 2022
| 08:18
Aktualisht në Kosovë janë 544 raste aktive me Covid-19.
Në 24 orët e fundit, 26 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, ndërkaq nuk është shënuar ndonjë vdekje nga ky virus.
Janë shëruar edhe 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224 mijë.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.823.443 doza të vaksinës.
Deri më sot 820 mijë e 972 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe 100 mijë e 506 me doza përforcuese dhe doza të treta.