![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/07/IKSHPK-covid-koronavirus-ne-kosove.jpg)
544 raste aktive me Covid në Kosovë
10 prill 2022
| 15:08
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë edhe 544 raste aktive me Covid.
Sipas kësaj ministrie vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 34 raste të reja me Covid.
“Nga 1.282 testime, 34 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.061. Në total numri i rasteve aktive është 544”, ka njoftuar MSh-ja.