55 aksidente për 24 orë në Kosovë, ka edhe të vdekur
09 qershor 2018
| 17:20
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit, në vend kanë ndodhur 55 aksidente komunikacioni.
Prej tyre, njëri prej tyre ishte me fatalitet ku humbën jetën tre persona, 22 ishin me të lënduar dhe 32 pa lëndime në njerëz.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe policia ka arrestuar 24 persona, 11 i ka dërguar në mbajtje dhe 10 në vuajtje të dënimit.
Në 24 orëshin e fundit, policia rrugore ka shqiptuar 972 tiketa trafiku për kundërvajtësit në komunikacion.