55 aktakuza kundër 65 personave gjatë 24 orëve të fundit
22 qershor 2021
| 12:09
Prokurori i Shtetit ka njoftuar se nga prokuroritë themelore janë ngritur 55 aktakuza kundër 65 personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar shtatë persona të dyshuar dhe janë paraqitur katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj nëntë personave të dyshuar.