55 pacientë të shtrirë në Klinikën Infektive, një në gjendje kritike
Infektologu Valbon Krasniqi, ka bërë me dije se aktualisht në Klinikën Infektive të QKUK-së, janë të shtrirë 55 pacientë të prekur nga koronavirusi, ku prej tyre 12 pacientë janë në oksigjenoterapi dhe një pacient në kujdes intenziv, ku gjendja e tij është shumë e rëndë.
Krasniqi në konferencën për medie , ka dhënë detaje edhe për rastin e fundit të vdekjes nga koronavirusi, të gruas 40 vjeçare e cila ishte shtatzënë.
Ai ka thënë se tashmë e ndjera, që nga momentin që ishte pranuar në Klinikën Infektive ka qenë në gjendje të rëndë dhe për pesë ditë qëndrimi në klinikë ishte e intubuar.
Ajo ka ndërruar jetë në orët e para të së martës.
Krasniqi ka thënë bërë thirrje për të gjithë qytetarët që t’i zbatojnë maksimalisht rregullat dhe rekomandimet për mbrojtje nga koronavirusi.
Aktualisht Kosova regjistron 598 raste të konfirmuara me Covid-19, 123 të shëruar dhe 16 viktima.