55 për qind e serbëve do ta mbështesnin anëtarësimin e Serbisë në BE
Për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian në referendum do të votonin mbi 55 për qind e qytetarëve, 21 do të ishin kundër, ndërsa 12 për qind nuk do të votonin fare ose nuk e dinë se si do të votonin, ka treguar një anketë që ka realizuar Ministria e Integrimit Evropian e Serbisë.
Në njoftimin e kësaj ministrie është thënë se mbështetja e qytetarëve për reforma, ashtu si edhe viteve të kaluara, është shumë e lartë, transmeton Shërbimi i Ballkanit i “Radios Evropa e Lirë”.
Nga gjithsej numri i të anketuarve, 68 për qind konsiderojnë se reformat, të domosdoshme për anëtarësimin e Serbisë në BE, duhet të realizohen edhe pavarësisht kësaj, për mirëqenien e qytetarëve.
Shumica, përkatësisht 58 për qind e të anketuarve, konsideron se problemet e Beogradit dhe Prishtinës duhet të zgjidhen, pavarësisht nëse një gjë të tillë e kërkon BE-ja ose jo.
Më shumë se gjyma e të anketuarve po ashtu mbështet “vendosmërinë e Qeverisë së Serbisë për të vazhduar dialogun me Kosovën dhe gatishmërinë e saj që në këtë mënyrë të arrihet deri te zgjidhje të qëndrueshme”. (Rel)