55 raste të reja me Covid-19 në Ferizaj, reagon kryetari Aliu

09 korrik 2020 | 00:14

Në Ferizaj gjatë 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 55 raste të reja me koronavirus, kurse numri i përgjithshëm i rasteve aktive ka shkuar në 177.

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook” e ka quajtur “Rekord të frikshëm”, rritjen e numrit të rasteve me Covid.

Statusi i plotë i Aliut:

Bashkëqytetarë, Ferizaj po ngjitet frikshëm në krye të qyteteve me numrin më të lartë të të infektuarve me virusin Covid-19.
Ju lutem, është koha e fundit të kuptoni e zbatoni drejt mesazhin e profesionistëve shëndetësor: vendosni maskën, mbani distancën e mbani higjienën personale.
Mendo e mbro familjen e më të dashurit tuaj!

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona mban ende gjallë shpresat për titullin kampion në La…