55 rastet e reja me Covid janë nga këto komuna
20 maj 2021
| 15:08
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se 55 rastet e reja janë nga Prishtina, Gjakova, Mitrovica, Podujeva, etj.
“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 17 raste, Gjakovë 8 raste, Mitrovicë 5 raste, Podujevë 5 raste, Pejë 4 raste, Prizren 4 raste, Gjilan 3 raste, Malishevë 2 raste, Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë-Kosovë, Kaçanik, Obiliq, Suharekë dhe Viti”, ka njoftuar IKShPK-ja, shkruan “Epoka e re”.