55-shi i AAK-së, Bashkim Ramosaj, kryetari që transformoi Deçanin
Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit garës për deputet i ka hyrë edhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.
Ramosaj tashme vlerësohet si një udhëheqës që me punën dhe përkushtimin e tij, ka sjell transformime të dukshme në komunën e Deçanit.
Ai në këto zgjedhje mbart numrin 55 në listën e AAK-së.
“Në zgjedhjet nacionale do të jem i renditur me numër 55, brenda koalicionit të udhëhequr nga kandidati jonë për kryeministër, z. Ramush Haradinaj! Përkushtimi im personal nuk do të ndalet, për synimet tashmë të qarta për të mirën e qytetit tonë në veçanti! Bashkë jemi e do të vazhdojmë bashkë!
Mirënjohës për besimin dhe përkrahjen tuaj!”, ka shkruar Ramosaj në “Facebook”.
Ramosaj ka dhënë kontribut edhe në çlirimin e vendit, ai së bashku me vëllezërit e tij kanë qenë të inkuadruar në luftën e UÇK-së.