55-vjeçari nga Kosova humb në Durrës, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij
Një 55 vjeçar ka humbur kontaktet me familjarët e tij që prej mbrëmjes së djeshme në qytetin e Durrësit.
Skënder Rama kishte shkuar për pushime në qytetin bregdetar me një grup kolegësh prej 44 vetash.
Rreth orës 19:00 ka dalë nga hoteli tek Shkëmbi i Kavajës për të mos u kthyer më.
Djali i 55-vjeçarit të zhdukur, E.Rama shkruan se ende nuk ka mundur të gjejë të atin, ndonëse nuk po lë “gur pa lëvizur”.
“Im atë nuk ka probleme me askënd, prandaj përveç detit nuk e di ku mund të ketë shkuar. Një mundësi të dytë mendoj se mos ndoshta rastësisht ka marrë autobusin dhe ka udhëtuar drejt ndonjë vendi tjetër. Nuk ka pasur ndonjë problem mendor prandaj më shkon mendja se mund të ketë dalë nga hoteli për të pushuar pak dhe ndoshta nuk ka ditur të kthehet më. Disa na thonë se është parë për herë të fundit në zonën e Plepave. Prandaj kërkojmë ndihmë që kushdo ta ketë parë të na kontaktojë në telefon.”
Skënder Rama 55 vjeç është rreth 1, 75 cm i gjatë, i dobët dhe ka të veshur një këmishë të bardhë dhe xhinse të zeza. Në rast identifikimi të tij, jeni të lutur të telefononi në numrin 0694110217.