55-vjeçarja shqiptare vdes në një aksident në Itali
Një 55-vjeçare shqiptare ka vdekur në një aksident në Itali.
Ngjarja tragjike ka ndodhur mbrëmjen e 20 shkurtit në Sernaglia Battaglia, në Treviso.
Sipas mediave italiane në aksident u përfshinë dy makina, një “Mercedez” i zi “A-Class”, që drejtohej nga shqiptarja Edlira Aliçka dhe një “Audi A6”.
Dy vetura janë përplasur me njëra-tjetrën dhe kanë përfunduar në poshtë rrugës.
Të dyja makinat udhëtonin nga Sernaglia në drejtim të Coneglianos.
Menjëherë pasi janë furnizuar me karburant, mjeti i shqiptares në rrethana ende të paqarta është përplasur nga “Audi A6”, shkruan “Abcnews.al”.
55-vjeçarja shqiptare humbi tragjikisht jetën. Trupi i saj mbeti i bllokuar automjet, pas përmbysjes.
Ishin shërbimet e zjarrfikëses që bënë të mundur nxjerrjen e trupit të gruas, pas rreth dyorësh.