Yvesa Islami dhe Redon Qerimi rrëmbejnë medalje në Maqedoni

10 qershor 2018 | 12:21

Gjimnastja Yvesa Islami në disiplinën parter në kategorinë yllkat e ka zënë vendin e parë, ndërsa gjimnasti Redon Qerimi në kategorinë juniorë është renditur i dytë.

Federata e Gjimnastikës e Kosovës (FGJK), pas garës në Itali ka vazhduar me pjesëmarrje në garat ndërkombëtare. Kësaj radhe gjimnastët nga Kosova kanë marrë pjesë në kampionatin shtetëror të Maqedonisë në Gjimnastikën Artistike për Femra dhe Meshkuj, e cila është mbajtur të shtunën në sallën e “KGS PARTIZAN” në Manastir (BITOLA) në Maqedoni. Kjo ishte hera e parë që Kosova merr pjesë në një garë të tillë me kërkesë të Federatës Evropiane të Gjimnastikës (UEG), me karakter jashtë konkurrence.

Sivjet Maqedonia ishte nikoqire e këtij pilot projekti “FGSRM”, kurse në të ardhmen kjo garë do të mbahet edhe me pjesëmarrjen e Malit të Zi, Shqipërisë dhe Bosnje e Hercegovinës, me qëllim të forcimit dhe zhvillimit të Gjimnastikës në rajon. Garuesit e Kosovës kanë pasur paraqitje të mirë në këtë garë, ku janë përfaqësuar me 13 gjimnastë, derisa në fund nga Federata e Gjimnastikës së Maqedonisë janë shpërblyer me mirënjohje dhe medalje për pjesëmarrje në këtë garë.

Federatën e Kosovës e ka përfaqësuar nënkryetarja, Elfete Gashi, kurse trajnerë për Gjimnastikë Artistike për Femra ishte Sherife Aliçkaj Qerimi. Ndërsa për Gjimnastikë Artistike për Meshkuj ishin Jetish Hetemi dhe Besnik Latifi.

Kosova është përfaqësuar nga këto/a Gjimnaste – Gjimnast

Gjimnaste – Femra

  1. Drinesa Qerimi
  2. Yvesa Islami
  3. Elena Manxholli
  4. Lonisa Reka
  5. Eljesa Kaçiu
  6. Lisa Zeqiri
  7. Vilëza Zeqiri
  8. Donika Kryemadhi

Gjimnast – Meshkuj:

  1. Taulant Ramadani
  2. Redon Qerimi
  3. Elion Vitia
  4. Dion Mahmutaj
  5. Ardi Halili

Ekipi i Gjimnasteve Femra – (Woman Team)

  1. Elena Manxholli
  2. Vilëza Zeqiri
  3. Eljesa Kaçiu
  4. Lonisa Reka

 

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një student ka zbuluar se hanë çdo javë rreth 150…