Publikohet deklarimi i pasurisë së zyrtarëve të lartë

11 qershor 2018 | 17:34

Agjencia kundër Korrupsionit (AKK) ka bërë me dije se ka publikuar të hënën në faqen zyrtare të saj në internet regjistrat e deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë.

“Agjencia kundër Korrupsionit ka publikuar sot në faqen zyrtare të saj në Internet regjistrat e deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, në pajtim me Ligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë, dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave”, është thënë në njoftimin e AKK-së.

AKK-ja ka njoftuar se gjatë bartjes së të dhënave të deklaruara nga formularët e deklarimit të pasurisë tek regjistrat e deklarimeve, mund të ndodhin lëshime teknike apo formulime të gabuara. “Andaj kërkojmë nga zyrtarët e lartë publik qe ta njoftojnë Agjencinë menjëherë, në mënyrë që të bëhen  përmirësimet dhe për të evituar paqartësitë që mund të krijohen”, thuhet në këtë njoftim.

Më tej në njoftim theksohet se pas përfundimit të të gjitha çështjeve teknike të këtij procesi, AKK-ja do të organizojë aktivitetin publik të hedhjes së shortit për kontrollin e plotë të pasurisë që sipas ligjit për deklarimin e pasurisë do t’i nënshtrohen 20 për qind e listës së përgjithshme të zyrtarëve të lartë publik që kanë deklaruar pasurinë në vitin 2018.

Linku i deklarimit të pasurisë: http://www.akk-ks.org/sq/deklarimet#indexmain

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka folur…