56 aktakuza kundër 62 personave në 24 orët e fundit në Kosovë
24 mars 2021
| 12:18
Prokurori i Shtetit ka bërë me dije se nga prokuroritë themelore janë 56 aktakuza kundër 62 personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar shtatë persona të dyshuar dhe janë paraqitur pesë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj gjashtë personave të dyshuar.