56 pacientë me Covid po marrin trajtim në spitalet e Kosovës
28 tetor 2021
| 10:14
Në klinikat Covid-19, në QKUK, por edhe në spitalet e përgjithshme, trajtim mjekësor nga Covid-19, po marrin 56 pacientë.
Prej tyre, 27 me oksigjeno-terapi dhe katër në kujdes intensiv mjekësor.
Numri i pacientëve sipas klinkave Covid-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 10 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 21 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient
Spital i Pejës, 4 pacientë
Spitali i Gjakovës, 8 pacientë
Spitali i Gjilanit, 1 pacient
Spitali i Mitrovicës, 7 pacientë
Spitali i Ferizajt, 4 pacientë