56 raste të reja me Covid dhe 319 të vaksinuar në Kosovë

18 mars 2022 | 15:30

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 56 raste të reja me Covid.

Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë dhenë  319 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.819.039 doza të vaksinës. Deri më sot 819.012 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 99.011 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 1.142 testime, 56 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.  Sot janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.262. Në total numri i rasteve aktive është 668”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fundjavë zhvillohet xhiroja e 19-të në Superligën e Femrave.…