56 rastet e reja me Covid janë nga këto komuna

04 tetor 2020 | 15:14

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur 56 raste të reja me Covid.

Sipas IKShPK-së, rastet e reja janë nga Prishtina, Peja, Gjilani, Deçani, Ferizaj, Fushë Kosova, Gjakova, Istogu, Suhareka, Drenasi, Malisheva, Obiliqi, Prizreni dhe Vitia.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 567 mostra të marra nga ShSKUK-ja dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 56 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 15 814 raste nga 70 219 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 630 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 69 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13 856 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1 328”.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 16 raste, komuna Pejë 11 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast Drenas, Malishevë, Obiliq, Prizren dhe Viti.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!”, ka njoftuar IKShPK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar për 56 raste…